Aplikacion
Gjyqtari i vetëm gjykues, Behar Ymeri ka njoftuar se dënimi ndaj tij do të ekzekutohet, pasi aktgjykimi do të marrë formën e prerë.
Koha e qëndrimit në paraburgim ndaj tij do të llogaritet në dënimin e shqiptuar si dhe ndërpritet paraburgimi ndaj tij, ka njoftuar gjyqtari Ymeri.
Kujtojmë se ai u ndalua nga policia pas një konflikti në një klub në Gjilan.
“I pandehuri Rinor Hykolli, më 22 Korrik 2021 rreth orës 00:40 minuta në diskotekën “Stop”, në Gjilan me dashje dhe me përdorimin e dhunës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., duke e goditur me dorezë të revoles në pjesën e pasme të kokës, e më pas e ka goditur me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat i njëjti ka kërkuar trajtim mjekësor”, thuhet në aktakuzë.
Në bazë të nenit 186, paragrafi 3 nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.3 të KPRK-së, veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, e dënueshme me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.