zoom

Lajme

Dënimi i Salianjit/ Opozita plan masash: Protesta, bllokim rrugësh dhe portesh

Gjatë mbledhjes së kryesisë së PD, janë hedhur disa propozime të cilat pasojnë vendimin e gjykatës së Apelit për të çuar pas hekurave për një vit, Ervin Salianjin.

Plani i masave është hedhur në tryzeë për diskutimë nga deputeti Flamur Noka.

Bëhet fjalë për organizim protestash në çdo qark të vendit, bllokim aksesh rrugore, të porteve dhe aeroporteve.

Gjithashtu, Noka ka propozuar dhe bllokim të universiteteve.

Partia Demokratike, mblodhi kryesinë mbrëmjen e kësaj të enjte pas dënimit të deputetit Salianji, për të diskutuar se si do të vazhdojë aksioni opozitar për të kundërshtuar këtë vendim.

Salianji dhe opozita e kanë quajtur atë vendim politik të porositur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa ky i fundit e ka përshëndetur duke thënë se e vërteta nuk harroi të dilte në pah.