zoom

Aktualitet

Dënimet për Zoton, Mërtirin dhe Gugallian/ Mentor Kikia: Ç’drejtësi është kjo, paratë ku janë?

Gazetari Mentor Kikia ka ironizuar dënimet e GJKKO me gjykim të shkurtuar për 2 pronarët e inceneratorëve në Shqipëri, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, si edhe ortaken e tyre Stela Guallian.

“Drejtësi është kjo?”, shprehet gazetari duke ngritur pikëpyetje se si mund të pranohet gjykimi i shkurtuar për 3 persona që janë në arrati.

Kikia shkruan se ata jetojnë si pashallarë me paratë e vjedhura dhe nuk u interesojnë as provat dhe as dëshmitarët.

Postimi i plotë i gazetarit Mentor Kikia: 

Po parate? Apo ç’i duam….

Gjykata vendosi të dënojë Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin me nga 6 vite e 8 muaj burg, ndersa Stela Gugallian me 4 vite e 8 muaj, per inceneratorin e Elbasanit.

Te tre kane perfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Gjykimi i shkurtuar eshte nje procedure penale, kur i pandehuri pranon provat e prokurorise e nuk i konteston ato.

Por si mundet gjykatesi te pranoje gjykim te shkurtuar, kur keta jane arratisur e jetojne si pashallare me parate e vjedhura, e nuk u plas as per provat as per deshimtaret?

Meqe ra fjala, po parate? Ku jane parate?

Epo te befsha mu ne drejtesi qe denon tre njerez te arratisur me gjykim te shkurtuar e nuk ndjek parane ku shkoi. E cfare drejtesie eshte kjo?

Ja pse ikin shqiptaret nga vendi i tyre!

#alternativacivile#