zoom

Aktualitet

Dënim me vdekje? Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, flet Rama

Në konferencën e sotme për shtyp, sa i takon ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në Fier, ku Klodian Çalameni goditi për vdekje me lopatë dhe groposi në oborr 8-vjeçarin Mateo, kryeministri Edi Rama u pyet nëse për të tilla raste vlen të rikthehet dënimi me vdekje.

Kreu i qeverisë tha se në analizat e bëra në vendet më të zhvilluara, rikthimi i dënimit me vdekje nuk i ka ulur rastet e tilla makabre.

“Është një çështje e adresuar kohë më parë si cështje e civilizimit tonë nga të gjitha vendet e BE-së dhe më gjerë, dhe në adresimin e kësaj ka pasur një proces të gjatë kur janë hedhur nga vendet e para hapat për heqjen e dënimit me vdekje bazuar në shumë analiza e fakte që kanë folur qartësisht se jo vetëm në aspektin moral e një shoqërie demokratike, por dhe në aspektin praktik, dënimi me vdekje nuk i bën të paevitueshme në shoqëri ngjarje të tilla.

Fatkeqësisht, shoqëritë edhe në vendet më të zhvilluara, edhe në vendet me nivelin më të lartë të civilizimit, i kanë në gjirin e tyre edhe këto qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut,” u shpreh kryeministri.

Postime të lidhura