Aplikacion
Ngjarja në fjalë është regjistruar më datë 22 gusht, në rrugën “Teodor Keko”. Siç shihet edhe nga pamjet , tre vajza zbresin nga benzi luksoz, ndërkohë që një tjetër qëndron në makinë dhe hap shampanjën.
Drejtuesit e mjeteve u bien borieve, por vajzat nuk duan t’ia dinë. Duke injoruar shqetësimin e qindra qytetarëve të bllokuar në trafik, vajzat vijojnë të qeta xhirimet me dron.
Policia e ka identifikuar drejtuesen e mjetit, e ka proceduar penalisht dhe e ka gjobitur me 50 mijë lekë të reja. /Zoom.al
View this post on Instagram
Lidhur me rastin, dje reagoi Policia e Shtetit, e cila njoftoi se kishte proceduar penalisht 21-vjeçaren me inicialet V.D., banuese në Tiranë. Kjo e fundit përveçse mori edhe gjoba 500 mijë lekë të vjetra ka rezultuar edhe e papajisur me leje drejtimi. Ndërkohë që mjeti u sekuestrua nga policia.