zoom

Aktualitet

VIDEO/ Goditet me molotov Bashkia, shpërthen zjarri! Përplasje me Policinë: Do nxjerrim hajdutin!

Del jashtë kontrollit protesta pas skandalit të dosjes “5D” me korrupsionin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Flakët përpijnë hyrjen e godinës, pasi protestuesit hodhën edhe lëndë djegëse luftarake artizanale “Molotov”.

Teksa kërkohej dorëheqja e Erjon Veliajt, pati edhe kaos para Bashkisë së Tiranës, pasi Policia ishte bërë gardh dhjetëra metra para godinës, duke mos lejuar as këshilltarët e opozitës.

Protestuesit janë përplasuar me policinë, ndërsa kanë hedhur molotov drejt godinës, duke shkaktuar kështu zjarr te dera. Ata kanë tentuar që të hapin gardhin metalik, duke e shkallmuar atë.

Protestuesit janë shprehur të indinjuar, ndërsa kërkojnë mes thirrjesh dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e cilësuar si hajdut.

Ndërsa u desh edhe ndërhyrja e forcave speciale FNSH për të mbajtur turmën jashtë institucionit.

Këshilltarët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë në godinën e Bashkisë Tiranë. Ata kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë, por janë ndaluar nga efektivët.

Anëtari i këshillit Tedi Blushi, pati edhe një konfliktim fizik me policinë. Më parë ai kishte deklaruar se do të hynin në godinën e Bashkisë me çdo kusht, për të nxjerrë prej andej hajdutin, duke nënkuptuar kryebashkiakun Erjon Veliaj. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)