Aplikacion
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ka “hapur perden” e dokumentarit të saj të parë të titulluar “Melania”, një udhëtim personal që zbulon momentet, sfidat dhe vendimet e një prej grave më të komentuara në botë.
“Dua t’u tregoj njerëzve se çfarë duhet për të kaluar nga një qytetare e thjeshtë në të qenit përsëri Zonjë e Parë. Të gjitha detyrat që duhet të bëj, që nga përgatitja e inaugurimit, drejtimi i biznesit tim, familja dhe filantropia”.
Traileri hapet me Ditën e Inaugurimit, ku Melania shfaqet me një kapelë me strehë të gjerë ngjyrë blu të errët. Dokumentari ofron një qasje të rrallë ndaj zonjës së parë thellësisht private dhe enigmatike, e cila ka mbajtur një profil të ulët publik gjatë mandatit të dytë të bashkëshortit të saj.
Ai gjithashtu përshkruan rolin e saj si këshilltare e presidentit. Vetë Trump e përshkroi filmin si një portret të rëndësishëm të jetës në Shtëpinë e Bardhë.
“Mendoj se do të jetë, mendoj se është një film shumë i rëndësishëm. Tregon jetën në Shtëpinë e Bardhë. Është një gjë e madhe, në fakt”.
Në premierën e filmit morën pjesë zyrtarë të lartë të administratës Trump. Dokumentari do të shfaqet në kinema në SHBA dhe shumë vende të tjera të botës, më pas do të transmetohet edhe në platformën Amazon Prime Video.
Zoom.al/
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari