zoom

Aktualitet

Del fotoja e vrasësit në Fushë Krujë: Indritin e lamë gjallë, jam penduar

Dy vëllezërit Saimir dhe Landi Miri 39 vjeç dhe 18 vjeç të arrestuar nga policia në Fushë Krujë për vrasjen e të riu Indrit Ndoji 34-vjeç dy ditë më parë kanë rrëfyer si ndodhi krimi. Ata deklaruan para policisë së u takuan për t’u sqaruar, por situata agravoi dhe sipas tyre u doli nga kontrolli.

“Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Indriti ishte në gjendje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër.
Saimir Miri

Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithçka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdijshëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për tu mbrojtur e qëllova.

Më pas u larguam. E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kaçavida kishte prekur damarin kryesor.

Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dinim ca të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar”, deklaruan vëllezërit Miri.

Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive ende të paqarta me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë.
Në konflikt e sipër, dy vëllezërit e kanë goditur “me një mjet të fortë shpues 34-vjeçarin dhe më pas janë larguar”.

Trupi i 34-vjeçarit u gjet në një kanal pranë shtëpisë. Por policia nuk ka arritur që të zbulojë se ku ka ndodhur ngjarja. Ende nuk dihet nëse dy vëllezërit e ndoqën të riun drejt shtëpisë, apo i dolën në pritë?

Ishte vetë 34-vjeçari që shkoi i plagosur drejt shtëpisë apo dy vëllezërit e qëlluan diku tjetër dhe e dërguan aty?

Dhe në fund kush e hodhi në kanal? Në trupin e viktimës kishte një plagë në këmbën e djathtë dhe për shkak të gjakderdhjes, 34-vjeçari ka humbur jetën.