zoom

Aktualitet

Del foto e Klevis Ruçajt, ky është 20-vjeçari që shkaktoi aksidentin e djeshëm te TEG-u

Del fotoja e Klevis Ruçajt, i cili një ditë më parë duke drejtuar një automjet tip Audi shkaktoi një aksident të rëndë me tre viktima, përfshi edhe atë vetë.

20-vjeçari nga videot dhe fotot që publikonte në rrjetet sociale rezulton të ketë qënë një i apasinuar pas shpejtësisë së lartë.

Ai shpesh herë publikonte video duke drejtuar makinën me shpejtësi shumë të lartë.

Në një nga videot e publikuara prej tij, shihet se ai ka ecur deri në 271 kilometra në orë.

Megjithëse me një kohë të shkurtër me leje drejtimi, ai rezulton që të jetë ndëshkuar të paktën 5 herë nga policia.