zoom

Aktualitet

Deklaratat e Ulsi Manjës për bojkotin e avokatëve, Haxhia: Ai flet si ministër

Vijon bojkoti i avokatëve të Shkodrës. Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Dhomës së Avokatisë Shkodër, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia, i cili bëri me dije se bojkoti vijon deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Haxhia është i bindur se harta e re gjyqësore nuk do të miratohet, por nëse ndodh sistemi do futet në kolaps.

Haxhia komentoi edhe deklaratat e ministrit Manja, teksa tha se ai flet nga pozicioni i tij, pasi po të ishte avokat do fliste ndryshe.

“Është nga të vetmet intervista që janë shoqëruar nga ata që morën vendimin. Jam i bindur që qeveria nuk do gabojë që ta miratojë hartën, për shumë arsye. Vendimi ishte  unanim do vazhdojmë bojkotin deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë, që vendosa ta spostoj.