zoom

Lajme

Degjeneron në BBV, Egla: Gore mashkull, 35 vjeç mjeshtër, turp…! Juli: Ti je horror, e pashpirt

Debatet mes Julian Dedës dhe Egla Cenos nuk kanë të mbaruar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ditën e sotme dy konkurrentët janë përshirë në një debat, i cili me tone të larta ka degraduar në ofendime ndaj njëri-tjetrit.

“Ti je një thashethemexhi që flet mbrapa krahëve, merresh me karrierën e të tjerëve”- i tha aktorja Julit, ndërsa banori vazhdimisht i kërkonte të mos bërtasë.

Në një moment Egla e ka ofenduar aktorin duke i përmendur karrierën: “35 vjeç mjeshtër. Turp kush ta ka dhënë edhe turp që e ke marrë”.

“Je horror, e pashpirtë”, i tha Juli.

Pjesë nga debati:

Egla: Thashethemexhi që më vjen këtu mua me llafe pazari…

Juli: Ti je një s’mirushe e keqe!

Egla: Ti je një thashethemexhi që flet mbrapa krahëve, merresh me karrierën e të tjerëve. Nuk mban përgjegjësi për ato që thua, frikacak sepse nuk nxjerr emrat e atyre që thua.

Juli: Pse si nxjerr ti? Unë nuk merrem me thashetheme.

Egla: Ti sapo ma the.

Juli: Jo, ule zërin dhe mos i jep shumë vetes. Ke gabuar shumë mbrëmë dhe nuk din se si ta rregullosh, por nuk rregullohet me të bërtitur.

Egla: O gore mashkull.

Juli: Kështu i ke trajtuar njerëzit ti.

Egla: Cilët njerëz? Mi sjell njerëzit këtu dhe të flasim.

Juli: Pse të ik zari dhe s’ke fjetur gjithë natën?

Egla: Më mirë vetëm se me njerëz si puna jote që bëjnë thashetheme.

Juli: Ja pra e the.

Egla: Gore, shko e dorëzo titullin.

Juli: Ke shumë mllef në shpirt.

Egla: 35 vjeç mjeshtër. Turp kush ta ka dhënë, edhe turp që e ke marrë.

Juli: Ai që ka ka dhënë nuk jeton më. Ke pak respekt.

Egla: Ata janë mbledhur dhe ta kanë dhënë, turp të kesh.

Juli: Je horror, e pashpirt!

/ZOOM.AL/