Aplikacion
Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi, ka përjashtuar anëtarin Agron Shehaj. Shalsi iu drejtua Shehajt se nuk është “tek mëhalla e tij politike”. Ndërsa Shehaj tha se përjashtimi i tij po bëhej, sepse Shalsit nuk i pëlqyen pyetjet.
Debatet Shalsi-Shehaj:
Eduart Shalsi: Të lutem, të zhvillojmë mbledhjen në mënyrë normale. Të lutem, mos më fol për parime.
Agron Shehaj: Ne kemi ardhur këtu për të dëgjuar zotin guvernator. Qytetarët janë vjedhur e kjo është më e rëndësishmja.
Eduart Shalsi: Ndërpritet mbledhja 2 minuta dhe kërkoj përjashtimin tënd nga Komisioni në bazë të Rregullores.
Agron Shehaj: Pse po përjashtohem, se po ngre një shqetësim? Do na lësh të flasim për vjedhjen e qytetarëve apo jo. Nuk të pëlqejnë pyetjet?
Eduart Shalsi: Nuk je tek mëhalla jote këtu. Të mëhalla jote politike sillu si të duash. Ndërpritet mbledhja për 5 minuta. /ZOOM.AL/