Aplikacion
Salianji kërkoi reagim nga ana e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me këtë ngjarje. Mirëpo, Naço ka ndërprerë fjalën e deputetit demokrat, duke thënë se kjo çështje nuk është në rendin e ditës.
“Mund të vijë dita që edhe të ngulet ndonjë gozhdë edhe ndaj jush. Varet se me ditë është kjo punë, në një moment i duheni në një moment nuk i duheni”, tha Salianji, teksa i ka thënë Naços që mos ia ndërpresë fjalën sikur të jetë një kryetar kooperative.
Ndërsa, në lidhje me këtë Naço ju përgjigj Salianjit: “Nëntë herë ju ka mundur dhe prapë do ju mundë, qetë-qetë, gozhdë trau do iu fusë të gjithëve”, duke iu referuar ministrit Balla.
Debati mes Salianjit dhe Naços:
Ervin Salianji: Po flasim edhe për një ngjarje tjetër, por do ta ngre sërish. Ligji në këtë vend nuk është i barabartë për të gjithë, Është në përgjegjësinë morale të ministres të dorëhiqet apo jo. është në përgjegjësinë e Kryeministrit që ta shkarkojë ose jo, por padiskutim me përgjegjësi ligjore ngarkohet policia e shtetit që në këtë Republikë goditet me thikë apo gozhdë, por i ngulet gozhda jo vetëm një drejtori të përgjithshëm por edhe ligjit e shtetit, duke bërë të pabarabartë fuqinë e ligjit dhe duke e zhveshur përballë njerëzve me pushtet. Është e paimagjinueshme që për ti kërkuar për ti dhënë dorëheqje, të goditet me gozhdë apo me thikë dhe të mos kemi arrestim, as komunikatë për ngjarjen duke u mbajtur e fshehur për muaj me radhë, Është përgjegjësi e policisë dhe për ti dhënë kurajo qytetarëve që të denoncojnë institucionet e sigurisë në këtë vend, mos bëni sikur nuk po them ndonjë gjë që edhe ju nuk jeni të shqetësuar, por mund të vijë dita që edhe të ngulet ndonjë gozhdë edhe ndaj jush. Varet se me ditë është kjo punë, në një moment i duheni në një moment nuk i duheni. Të vendosim një standard, ministri ka premtuar se do të ketë vetëpastrim në policinë e shtetit.
Nasip Naço: Të lutem do të na lësh të vazhdojmë.
Ervin Salianji: Nuk të shqetëson kjo ty? Të shqetësojnë adresat.
Nasip Naço: Sipas rendit të ditës.
Ervin Salianji: Rendin e ditës e përcakton shqetësimi i publikut. Nuk është rendi i ditës adresa.
Nasip Naço: Po bëtë kooperativë.
Ervin Salianji: Po ta kam thënë pra mos u sill si kryetar kooperative. Unë ta kam thënë.
Nasip Naço: Po bëtë kooperativën kështu do të rri si brigadier.
Ervin Salianji: Mos u sill si kryetar kooperative në komision.
Nasip Naço: Të lutem.
Ervin Salianji: A keni ju shqetësim për këtë çështje apo jo.
Nasip Naço: Zonja Dhima…
Ervin Salianji: Prit se ka diskutim, nëse ministri nuk do që të flasë…
Nasip Naço: Po ministri ta ka dhënë përgjigjen 20 herë. Të flasë zonja Dhima pastaj. Nuk mund të flasë gjithë ditën.
Ervin Salianji: Më lër ta mbyll.
Nasip Naço: Jo nuk ke për ta mbyllur.
Ervin Salianji: As ti nuk ke për ta vazhduar. Ore pse shqetësohesh (i mbyllin mikrofonin).
Nasip Naço: 9 herë ju ka mundur, edhe sërish do ju mundë, qetë-qetë gozhdë trau do t’ju fusë të gjithëve!
Ervin Salianji: Ore ti zotëri, më jep të mbaroj fjalën.
Nasip Naço: Do e mbarosh?
Ervin Salianji: Ju mund të bëni çdo lloj cirku. Të fusim në rendin e ditës diskutimin për gjendje katastrofë të kriminalitetit në vend dhe për dy çështje. Nuk jemi për çështjen e gozhdës, por për vetting. Nëse e kanë shqetësim kolegët e PS ta kthejmë fokusin këtu. Nëse nuk është shqetësim. Është më e rëndë thika dhe gozhda se sa fjala. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë