zoom

Politikë

Debate në kryesi, Paloka-Bashës: Denoncimet çoi në prokurori

Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme e kryesisë së Partisë Demokratike e thirrur nga kryetari Lulzim Basha.

 

Burime nga PD, bëjnë me dije se gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, Lulzim Basha i ka dhënë një mesazh Sali Berishës, duke thënë që nëse plani i tij është që t’i bëjë shantazh PD-së me sabotim të çfarëdo zgjedhjesh, ky do të ishte fundi.

 

Këto deklarata janë bërë shkak për debat mes Bashës dhe kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

 

Teksa Basha ka pyetur se çfarë pune kanë Suel Çela dhe “Qifja”, apo Tom Doshi me Kuvendin e PD-së, Edi Paloka i ka kërkuar që denoncimet ti çojë në Prokurori.

 

Debatet

 

Lulzim Basha: Kush më shpjegon çfarë pune ka Suel Çela, që mban peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët? Çfarë pune ka Qifja me Kuvendin e PD? Po Tom Doshi? Kush a shpjegon?

 

Edi Paloka: Çoji në prokurori kryetar, mos na i trego këtu!

 

Lulzim Basha: Jam aq i përgjegjshëm sa të mos fus prokurorinë në parti, por ajo që dua të them është se gjithçka mund të ishte shmangur, nëse Sali Berisha do të kishte mbajtur fjalën dhe të mos e kishte përfshirë PD ne konfliktin e tij personal me SHBA. PD ka institucione, ka statut dhe nuk ka për të patur struktura paralele. Më 11 Dhjetor, mund të ketë tubim, por jo kuvend të PD. Paloka foli për mungesë vëmendje nga unë për masakrën zgjedhore. Si i shërbehet kauzës së masakrës zgjedhore, kur të njëjtët persona janë thirrur, janë shtyrë apo u është shkelur syri nga Edi Rama per t’u përfshirë me formularët e PD? Nuk më dhatë asnjë përgjigje çfarë interesi ka Suel Çela? Po Qifja? Ça interesi ka Tom Doshi përveçse për të përçarë PD?

 

Nëse plani i “Foltores”, i Sali Berishës është t’i bëjë shantazh PD-së me sabotim të çfarëdo zgjedhjesh që kemi përpara, po ju them se e ka shumë gabim. Është një fund realisht i i dhimbshëm për përmasat e figurës së tij, e kontributit të tij jo thjesht për PD, por për Shqipërinë  tij. Shantazh PD-së se “po erdhën zgjedhjet, ne do t’ju dëmtojmë, që ju të mos arrini rezultat përballë Edi Ramës, ky është fundi. Uroj që të paktën këtë hap të mos e hedhë”!