zoom

Politikë

Debate dhe akuza te Shëndetësia, Vokshi: Sërish të dielën te RAI3! Ndreca: Inxhiniere tekstilesh…

Kryetarja e Komisionit Hetimor në Shëndetësi, Albana Vokshi, ka debatuar ashpër dhe me tone të larta me zv/kryetarin e këtij komisioni, Plarent Ndreca.

Mazhoranca dhe opozita nuk po gjejnë dot dakordësinë, për të miratuar rendin e ditës. Plarent Ndreca përsëriti qëndrimi e mazhorancës për të vijuar fillimisht me miratimin e Planit Hetimor e pastaj me kërkesat për informacion. Në këto kushte tonet u ngritën duke kujtuar konfliktin e interesit dhe bërë akuza deri personale.

Ndërkohë opozita kërkon që të miratohen kërkesat për informacion.

Debati Vokshi-Ndreca:

Albana Vokshi: Mos bë zhurmuesin, zhurmuesin mund të tentoni tja vini rai 3. Se edhe këto kërkesat tona po shkojnë në kalendat e RAI 3. Kemi kërkesa për informacion të depozituara që në mbledhjen e dytë të këtij komisioni, të përgatitura nga ne, nga ekspertët tanë dhe tuajt. Këto kërkesa kanë nevojë edhe për votën tuaj në këtë komision. Pika e dytë është diskutimi mbi dy planet që janë dorëzuar nga ekspertët tuaj dhe tanë. Duroni sepse edhe ne duam ta diskutojmë planin tuaj. Ju lutem me mirëkuptimin tuaj të vazhdojmë shqyrtimin e shkresave dhe të vazhdojmë tek plani, kush është plani i PS dhe i PD

Plarent Ndreca: Do e filloj ku e latë, ju e keni të qartë planin tuaj të hetimit. Pra ju e keni dorëzuar dhe ja ku e keni, dhe jo plani paraprak. O zonjë ti je në rome, tek rai 3 unë jam këtu.

Albana Vokshi: Të dielen prapë tek rai 3.

Plarent Ndreca: Ju e keni bërë planin e hetimit, ne e kemi bërë planin tonë.

Albana Vokshi: Ne nuk e kemi bërë.

Plarent Ndreca: O zonjë prit të mbaroj. Dokumentet e dorëzuara thonë se ka dy dokumente të miratuara nga ekspertët.

Albana Vokshi: Të propozuara.

Plarent Ndreca: O Zot, kjo firma ça do të thotë? Thashë të miratuara nga ekspertet dhe jo nga komisioni.

Albana Vokshi: Juristi duhet t’i qëndrojë besnik ligji.

Plarent Ndreca: Një inxhinierë tekstile nuk mund t’i thotë dot një juristi ça të flasi. Të lutem, unë nuk ta përmend profesionin, sepse sa herë të ma përmendesh do të ta përmend profesionin.

Albana Vokshi: E kupton gjuha e këtyre diskriminuese ndaj profesioneve të ndryshme. Unë ligjin e zbatoj si inxhiniere.

Plarent Ndreca: Je dhunuese sistematike e fjalës së deputeteve. Ti je këtu për të moderuar për një debat profesional.

Albana Vokshi: Të dhemb kur bëjmë denoncimet eee?

Plarent Ndreca: Nuk më dhemb, sepse ajo që më intereson mua është procesi i rregullt ligjor që ti nuk ja ke idenë.

Albana Vokshi: Një i kapur nga konflikti i interesit unë nuk pres që të zhbllokojë punën e këtij komisionit.

Plarent Ndreca: Hajde me mua në gjykatë moj zonjë. Meqë je trime kaq e madhe dhe je prokurore e aftë hajde në gjykatë dhe i provojmë. Je njeriu më i paparshtatshëm për të drejtuar këtë komision sepse je kallëzuese penale. /ZOOM.AL/