zoom

Politikë

Debat në Kuvend për Ahmetajn, PS “lan duart”: Me ligjin nuk bëjmë shaka

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohej për projektligjet për spiunët, u shoqërua me debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Dy temat më të “nxehta” të momentit, lënia e mandatit nga ana e Rrahman Rrajës dhe kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt u komentuan gjatë mbledhjes nga deputetët e opozitës. Enkelejd Alibeaj tha se socialistët nuk kanë moral të flasin për spiunët, kur kanë brenda grupit të tyre emra të tillë si Ahmetaj apo Rraja.

Pjesë nga debati:

Enkelejd Alibeaj: Fatkeqësisht ke të drejtë Toni kur thua për një ish sekretar partie apo një spiun të Sigurimit të Shtetit. Po më fal, me çfarë doze morali e thua këtë kur jo më larg se sa dje një kolegu yt Rrahman Rraja e ka marrë vesh gjithë dynjaja se çka bërë? Votat e të cilit i gëzon ti. Jo më larg se një orë më parë, një kolegu yt, Arben Ahmetaj ka marrë rrugën për te 7 penxheret. Ku është morali që tregon ti në këtë sallë parlamenti?

Saimir Korreshi: Kemi edhe shokun Gjici.

Toni Gogu: Sa për Rrahjen, kolegun tonë të nderuar, ai ka vendosur një standard që ne të dy si prind është mirë ta respektojmë. Sa i përket Ahmetajt, ky është një standard i vjetër në PS. Ne me ligjin nuk bëjmë shaka. Ne me ligjin strukemi të gjithë dhe jemi të barabartë. Çfarë iu ka trembur ju?