zoom

Lajme

Dea Vieri surprizon Drini Zeqon për ditëlindje. Konfirmohet lidhja mes tyre?

Dea Vieri dhe Drini Zeqo bënë lëmsh rrjetin pak muaj më parë me një foto, ku pozonin krah njëri tjetrit, duke shtyrë ndjekësit të mendojnë se kanë nisur një histori dashurie bashkë.

Që prej asaj fotoje, dyshja as konfirmoi, as mohoi romancën mes tyre dhe nuk u panë më pranë njëri-tjetrit.

Daljen e parë publike së bashku pas thashethemeve për lidhje ata e bënë mbrëmjen e djeshme në studion e “Top Arena”, ku Dea surprizoi Drinin për ditëlindje, duke u futur në studio me tortë.

Veç falenderimeve, Drini u dha fund aludimeve për një lidhje dashurie mes tyre me fjalinë: “I uroj Deas një fat të lumtur në jetë.”