zoom

Lajme

Datat më të favorshme për martesën në 2026 sipas yjeve

Datat më të favorshme për martesën në 2026 sipas yjeve

Për çiftet që janë të fejuar ose në proces të planifikimit të martesës, zgjedhja e datës së duhur mund të duket si një sfidë e vështirë.

Astrologjia ofron një perspektivë të veçantë, duke sugjeruar se disa ditë kanë energji më të favorshme për dashurinë, harmoninë dhe qëndrueshmërinë e lidhjes, ndërsa të tjera mund të sjellin sfida dhe pengesa.

Pozicioni i disa planetëve kryesorë – si Venusi, Jupiteri dhe Hëna – mund të ndikojë në atmosferën emocionale dhe energjinë e përgjithshme të ditës. Venusi lidhet me dashurinë dhe bashkimin, Jupiteri me optimizmin dhe vizionin afatgjatë, ndërsa Hëna kontrollon klimën emocionale dhe ndjeshmërinë e çiftit.

Ditët më të favorshme për martesë në 2026

  • 18 shkurt 2026: Një ditë me intensitet emocional të lartë, kur Hëna është në konjuksion me Venusin dhe Nyjën Veriore në shenjën e Peshqve. Kjo krijon një ambient romantik dhe shpirtëror, ideal për ata që dëshirojnë një angazhim të thellë dhe lidhje të bazuar në besim reciprok.
  • 6 prill 2026: Energjia e Venusi dhe aspektet planetare përforcojnë besnikërinë dhe stabilitetin. Kjo është një ditë e përshtatshme për martesë, sidomos për çiftet që kërkojnë siguri afatgjatë dhe një fillim të qëndrueshëm.
  • 13 prill 2026: Dita ofron një ndjenjë të fortë të fatit, falë ndikimit të Hënës pranë Nyjës Veriore. Kjo periudhë është e përshtatshme për ato çifte që i japin rëndësi traditës dhe lidhjes emocionale të ngushtë.
  • 23 prill 2026: Një ditë ku ndjenja e “destinit” dhe intensiteti emocional janë të theksuar. Bashkimi midis Venusit dhe Jupiterit mbështet bujarinë dhe përmbushjen emocionale, duke e bërë këtë një zgjedhje të mirë për një festë të paharrueshme.
  • 19 maj 2026: Me Hënën dhe Venusin në Gaforre, energjia e ditës nxit përkujdesjen dhe bashkëjetesën, duke krijuar një ambient emocional të sigurt dhe harmonik.
  • 31 maj 2026: Hëna e Plotë në Shigjetar dhe ndikimi i Jupiterit nxisin optimizëm dhe besim, duke e bërë këtë ditë të përshtatshme për një martesë festive dhe plot emocion.
  • Ditët dhe periudhat që duhen shmangur
  • Venusi retrogradë (3 tetor – 13 nëntor 2026): Kjo periudhë shpesh sjell shqetësime emocionale dhe rishikime të lidhjeve ekzistuese. Planetët nuk pengojnë martesën, por mund të komplikojnë planet e ditës së madhe.
  • Mërkuri retrograd (26 shkurt – 20 mars, 29 qershor – 23 korrik, 24 tetor – 13 nëntor 2026): Retrogradimi i Mërkurit mund të shkaktojë vonesa dhe keqkuptime në dokumente, ftesa dhe organizim të dasmës.
  • Eklipset (7 shkurt, 3 mars, 12 gusht, 28 gusht 2026): Ngjarje astrologjike të fuqishme dhe të paparashikueshme që mund të sjellin ndryshime ose trazira në ditën e martesës. Energjia e eklipset mund të jetë e pasigurt për angazhime të reja.