zoom

Bota

Dasmë në kohë lufte! Martohet çifti izraelit, në ceremoni shkon me… tank!

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit po intensifikohet, por situata aktuale nuk e ndali një çift izraelit të kurorëzojë dashurinë e tyre.

Fillimisht, ata u detyruan të anulojnë dasmën e tyre pasi dhëndri Rom Lev Sade u thirr në ushtri pas sulmeve terroriste të Hamasit më 7 tetor.

Por të premten, Rom Lev Sade, 35 vjeç dhe Tal Koresh, 32 vjeçe, i thanë “PO” njëri-tjetrit në një ceremoni të pazakontë, të organizuar pranë një zone të grumbullimit ushtarak.

Çifti mbërriti në ceremoni ndryshe nga ç’e kishin menduar, jo me një makinë luksoze siç jemi mësuar të shohim shpesh, por me një tank, si për t’iu përshtatur situatës në të cilën po kalojnë.