zoom

Lajme

Dasma multimiliardere indiane – Sa kushtoi dhe kush ishin të ftuarit VIP. Ushqim për 50 mijë banorë

Vëmendjen e ditëve të fundit e vodhi një dasme indiane. Kjo për luksin e shfrenuar që e karakterizoi dhe faktin që kjo festë ia doli të bëjë bashkë emrat më të pasur dhe të fuqishëm të botës.

Detajet e dasmës

Në dasmën e Anant Ambanit dhe e fejuara e tij Radhika Merchant ishin plot 1,200 të ftuar, mes tyre Bill Gates, Mark Zuckerberg, bin Abdulrahman bin Jassim Al Than, kryeministri i Katarit dhe mbretëresha e Bhutan. Mes yjeve të ftuar ishin edhe sipërmarrës, politikanë dhe aktorë Bollywood-i. V.I.P-at u akomoduan në një hotel me 5 yje, me vila dhe shtëpi gjigante.

 

Performanca e Rihanna-s

U desh një dasmë e tillë disaditore që të rikthente Rihanna-n te performancat. Rihanna iu rikthye performancave…në dasmën disaditore dhe të shumëpritur indiane. Ajo ndezi skenën dhe u pagua plot 6 milionë dollarë për këtë.

@diet_paratha How is this an Indian wedding?! 😭😭actually…nvm #ambaniwedding #ambani #rihanna #rihannanavy #india #gujarati ♬ original sound – Diet Paratha

Riri mbërriti në Jamngar, Indi, së bashku me A$AP Rocky-n. Ajo pati shumë bagazhe (të cilat mbanin dekorimet dhe mjetet e skenës) dhe u ngjit në skenë për të performuar repertorin e saj. Sigurisht, njerëzve u kishte munguar performanca e saj dhe pati shumë vlerësime, duke nisur që nga veshja, kërcimi këmbëzbathur dhe talenti i saj.

@rihannabarbz The performance was everything #rihanna #rihannavideo #rihannanavy #ambani #ambaniwedding #india ♬ som original – Robyn

Festë vetëm për familjarët

Kur themi dasmë disaditore, e tillë ishte e vërtetë. Festa u nda në disa ditë për të qenë prezentë dhe për ta shijuar të gjithë. E mërkura ishte e dedikuar për familjarët, ku gjatë banketit u servir ushqim për 50 mijë banorë vendas. Ushqimi u përgatit nga 100 shefa kuzhine, të cilët servirën 500 lloje gatimesh nga e gjithë bota. Dasma, sipas Forbes, kushtoi 114 miliardë dollarë.

 

Kush u martua?

Anant Ambani, djali i miliarderit Mukesh Ambani, do të martohet me Radhika Merchant këtë verë dhe ata organizuan një festë të madhe paraprake gjatë dy ditëve të fundit në qytetin indian Jamnagar.

Mukesh është personi i nëntë më i pasur në botë dhe më i pasuri në Azi, sipas Forbes. Ai është kryetari i Reliance Industries, një nga ato kompani që në njëfarë mënyre bën biznes në naftë, tekstile, telekomunikacion dhe argëtim. Radhika gjithashtu nuk është një njeri i zakonshëm. Babai i saj është Viren Merchant, CEO i Encore Healthcare dhe një miliarder më vete.