zoom

Politikë

Dashnor Sula shpërthen ndaj Dudushit: Ore qenke i çuditshëm ti…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula u përplas verbalisht me gazetarin Alban Dudushi gjatë një diskutimi televiziv.

Të ftuar në “Top Story” ku po diskutohej për komisionin e reformës zgjedhore, Sula deklaroi se opozita nuk merr pjesë në punimet e këtij komisioni.

Por fjalën e tij e ndërpreu Dudushi duke kërkuar arsye pse opozita bojkoton takimet.

Më pas, Dashnor Sula ngriti tonet, duke kërkuar hapësirë për të çuar deri në fund argumentin.

Pjesë nga debati në studio:

Sula: Nuk shkojmë ne mor zotëri, mos fol gjëra që nuk i kupton.

Dudushi: Po pse nuk shkoni?

Sula: Dëgjoje ta them unë. Këtë që thu ti sot e kemi thënë ne në 2003.

Dudushi: Ke hall se lodhet Gjykata Kushtetuese?

Sula: Ore qenke i çuditshëm ti… Më lini të shprehem o njeri, nga pikëpamja formale… Ata janë arrogantë, në mënyrë ekstreme. Siç ka thënë edhe filozofi Seneka. Më të varfër se ata që s’kanë të hanë janë ata që janë të pangopur.