zoom

Politikë

Dash Shehi: Në Ujësjellësa punësohen gazetarë e këngëtarë

Deputeti i PD, Dashamir Shehi ka thënë gjatë fjalës së tij në Kuvend se po ndodh një keqmenaxhim me furnizimin me ujë në Tiranë.

Ai theksoi se tarifat për qytetarët janë rritur, ndërsa cilësia e shërbimit dhe furnizimi s’është përmirësuar. Shehi më pas, renditi hapat që sipas tij mund të normalizojnë këtë problematikë.

“E shoh nga një pikëpamje pozitive që po interesoheni për ujësjellësin e Tiranës. Prapambetja e këtij sektori është kaq e dukshme. Ne jemi me vërtetët një vend që ka shumë ujë. Duhen investime, seriozitet, transparencë dhe kontrolle që nuk janë bërë prej vitesh. Kjo qeveri nuk e fillon sot historikun e vet. Përvajtimi nuk vlen më në Shqipëri.

Nuk do vazhdojmë po me këtë frymë se kjo punë nuk mbaron ndonjëherë. Kjo qeveri e ka pasur kohën e mjaftueshme për të krahasuar veten e vet. Të ardhurat janë 65%. Nga 57 ndërmarrje, 12 nuk mbërrijnë as te kostot jo të arrijnë të arkëtojnë fitim. Kemi staf 5.3 vetë për çdo 1000 lidhje. A thua se Tirana ka 4-5 mln banorë. Nuk ka asnjë të dhënë se çfarë bëhet me deporatorët e ujërave. Punësojnë këngëtarë e gazetarë”, deklaroi Shehi.

Ai shtoi se qeveria duhet të marrë masa për depozitat dhe pompat që janë të vendosura në çdo tarracë pallati.

“Do marrë disa masa kjo qeveri? Do marrë përsipër detyrimet që ka ndaj këtij sektori? Këtë luks që kemi pasur për ta shpërdoruar ujin nuk do ta kemi gjithmonë. Unë jetoj në pallat, në kat të pestë. Kam 16 depo sipër. Gjysma e pallateve kanë pompa.

Pompë për të ngjitur ujin lart dhe pompë për ta shpërndarë. Tirana ka 120 mln euro mbi tarraca, depo uji, pompa, sistemi lidhje, zgjidhje. Nuk ka asnjë plan si do përqendrohen këto depo. Ku qenkan këto lagje që paskan ujë 24 orë në Tiranë?!”, u shpreh ai./zooma.al