zoom

Bota

Dalin fotot/ Kush janë serbët e vrarë në Veri, një prej tyre u bë baba disa muaj më parë

Janë publikuar fotot e 3 agresorëve serb të vrarë nga Policia e Kosovës, si kundërpërgjigje pas ekzekutimit të rreshterit, Afrim Bunjaku.

Gjatë përplasjes me armë, u vranë 4 agresorë serb në fshatin Banjskë, ku trupat e 3 prej tyre u gjetën të dielën, ndërsa viktima i katërt të hënën.

Tre serbët e vrarë:

-Igor Milenkoviç (50-vjeç) ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte si shofer i ambulancës në Qendrën Klinike dhe Spitalore të Mitrovicës së Kosovës.

-Stefan Nedeljkoviq (31-vjeç) ishte nga Zveçani.

-Bojan Mijailović, i cili gjithashtu vdiq dje, para disa muajsh është bërë baba.

Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit.

Nga aksioni deri tani janë konfirmuar katër sulmues të vrarë e gjashtë të arrestuar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë është thënë se kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.