zoom

Aktualitet

Dako pas hekurave/ Deputeti zbulon planin si do të dalë shpejt nga burgu

Për deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako është një plan i mirëmenduar nga kryeministri Edi Rama.

Në një reagim në “Facebook”, Paloka u shpreh se mes Ramës dhe Dakos ka dakordësi që gjatë kohës që ai do të jetë në burg, nuk do të flasë për skandalet e qeverisë, ndërsa kryeministri do t’i garantojë daljen e shpejtë nga qelia.

Dhe e gjitha kjo, sipas Palokës, bëhet edhe me bashkëpunimin e ambasadores amerikane Yuri Kim.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

“Një javë pasi e kishin marrë vesh dhe minjtë e bodrumeve të bashkisë Durrës, u shpall arresti për Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit të zgjedhjeve. Çdo gjë me regji qendrore.

Marrëveshjet alla Rama me limonat e tij të shtrydhur vazhdojnë po njësoj. Askush nga ata nuk hap gojën për Ramën dhe ky ju garanton daljen e shpejtë nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk ju a prek askush.

Gjushi madje duhej të blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit në Durrës përpara se të shkonte “me pushime”.

Kjo është drejtësia e reformuar.
Skenari: Edvin Rama
Regjia: Yuri Kim.