zoom

Lajme

Çudisin Elsa Lila dhe Çiljeta Xhilaga: Michael Jackson është gjalle

Dy këngëtaret Elsa Lila dhe Çiljeta Xhilaga kanë bërë një deklaratë të çuditshme për vdekjen e Michael Jackson.

Të dyja ato janë të bindura se lajmi për vdekjen e tij është i rremë dhe se Michael Jackson është gjallë.

Çiljeta shtoi se ajo mendon se Michael Jackson në të vërtetë po jeton në një ishull, larg të tjerëve.

“Jam e bindur së Michael Jackson është gjallë. Kisha prerë biletën e parë për në Londër koncertin e parë në 2009 kur do fillonte turneun e madh dhe vdiq. Jam e bindur janë nëpër ishuj, kanë ikur. Është sistemi sepse Michael kur ishte i ri bëri gabimin që punoj për sistemin, ia futën dhe morën lekët siç ia dhanë. Kur iu hapën sytë ishte vonë, e bënë pedofil dhe lloj lloj gjëje. Unë vdes për Michael dhe është gjallë 100 përqind”, tha Elsa Lila në Ferma VIP.

Michael Jakson ka ndërruar jetë në vitin 2009 në banesën e tij në Los Anxhelos pas një mbidoze propofoli, një anestezik kirurgjikal.