zoom

Lajme

Çuçi mbledh Grupin parlamentar dhe u jep urdhër: Mos mungoni në seancat plenare!

Kryetari socialist i deputetëve, Bledi Çuçi mblodhi këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend dhe seancën e ditës së enjte, ku pritet të kalojnë disa projektligje dhe marrëveshje.

Çuçi kërkoi prezencë të deputetëve në seancë, jo thjesht për të pasur numrat për miratimin e projektligjeve, si kuorum i kritikuar në seancat e fundit edhe nga opozita, por edhe për të marrë pjesë në diskutimet sipas rendit të ditës.

Mbledhja vijoi më pas me trajtimin e çështjeve të ndryshme të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.

Po kështu do të paraqitet edhe Raporti Vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2023. Dy palët politike kanë arritur disa marrëveshje, teksa po funksionon edhe grupi i dialogut.
/ZOOM.AL/