zoom

Aktualitet

Ç’po ndodh? Shumë zona të Tiranës, pa energji elektrike

Teksa temperaturat janë ulur ndjeshëm këtë të diel, duket se përveç reshjeve dhe të ftohtit, shumë banorë të kryeqytetit duhet të pajtohen në heshtje me mungesën e elektricitetit.

Një pjesë e konsiderueshme e Tiranës nuk ka energji eletrike, duke lënë në errësirë dhe pa ngrohje shumë familje.

Ende nga ana e OSHEE-së nuk ka një njoftim rreth kësaj situate, përveçse një postimi në faqen zyrtare, ku urohet 28 Nëntori.