zoom

Bota

Covid-19 po bën ‘kërdinë’, Gjermania del me vendimin e fundit

Gjermania së shpejti do të heqë detyrimin e mbajtjes së maskave në trenat dhe autobusët në distanca të gjata, një nga kufizimet e fundit për COVID-19, bëri të ditur të premten ministri gjerman i Shëndetësisë.

Ky kufizim eshte vendosur të hiqet më 2 shkurt, njoftoi në Berlin ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, raportoi Associated Press.

Vende të tjera evropiane tashmë kanë hequr mandatet e maskave në transportin publik dhe javët e fundit Lauterbach u përball me presion në rritje për të ndjekur shembullin. Maskat mbeten të detyrueshme në praktikat e mjekëve, ndërsa maskat dhe testet negative kërkohen ende për të hyrë në spitale dhe shtëpi pleqsh.

Rregullat për transportin lokal janë një çështje e 16 qeverive të shteteve të Gjermanisë dhe një numër në rritje po heqin kufizimin e mbajtjes së maskave.
Rregullat e transportit në distanca të gjata ishin planifikuar të përfundonin më 7 prill, megjithëse legjislacioni lejon që ato të pezullohen më herët nëse situata është më e mirë se sa pritej.