zoom

Bota

Covid-19: Asnjë humbje jete dhe 28 raste të reja

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 846 testime, ndërsa janë shënuar 28 raste të reja.

Ndërkohë, janë shëruar 117 qytetarë në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 846 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:

10 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Lushnje, nga 2 qytetarë në Elbasan, Divjakë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Mallakastër, Delvinë, Pogradec, Berat, Dimal, Kuçovë.

Janë 372 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 117 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,272 që nga fillimi i epidemisë./Zoom.al