zoom

Slider

Colella hyn në histori, presidenti Demi thyen mallkimin me “fiksimin” për italianët

Pas katër vitesh, Partizani u rikthye te titulli kampion në Superiore teksa të kuqtë mposhtën në shtëpinë e tyre, Teutën me rezultatin 2-0.

Titulli i këtij sezoni është trofeu i dytë që “të kuqtë” fitojnë nën presidencën e Gazmend Demit, teksa Giovanni Colella bëhet trajneri i katërt i huaj që fiton titullin kampion në Superiore, vetëm tre teknikë të tjerë e kanë arritur këtë sukses para tij. 

Dervish Haxhiosmanoviç u shpall kampion me Vllazninë në sezonin 2000-2001, që mbetet edhe titulli i fundit për shkodranët. 

Ndërsa 11 vite më pas, ishte radha e çekut Stanislav Levi që të dilte kampion me Skënderbeun, pikërisht në sezonin 2011-2012.  

I radhës ishte nigeriani Egbo, që arriti që të shpallej kampion i Shqipërisë në drejtimin e Tiranës në sezonin 2019-2020. 

Interesant është fakti se Giovanni Colella është italiani i parë që fiton titullin kampion në Kategorinë Superiore.

Edhe pse numri i teknikëve italianë që kanë drejtuar në futbollin shqiptar, ka qenë i konsiderushëm, i vetmi që ia ka dalë ka qenë Colella.   /zoom.al/