Aplikacion
Episodi vijon të bëjë shumë zhurmë në Gjermani dhe në mbarë botën, teksa UEFA ka “kyçur” gojën prej ditësh dhe nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar. Në qendër të kritikave mbetet gjyqtari i takimit, polaku Marciniak, i cili në minutën e 104, kundër çdo rregulloreje, vendosi të ndalojë lojën përpara se De Ligt të dërgonte topin në rrjetë.
Reagimi i Bayern ishte i fuqishëm, edhe i mediave duke e konsideruar një skandal. Përballë një situatë të tillë nuk mund të qëndronte në heshtje as UEFA e cila pritet të marrë një vendin drastik ndaj gjyqtarit polak. Sipas mediave, UEFA ka vendosur të lë jashtë “Euro2024” arbitrin polak.
E sigurt është që Marciniak nuk do të arbitrojë ndeshjen e parë hapëse të Evropianit, Gjermani-Skoci, ndeshje e cila është në program për t’u zhvilluar më 14 qershor në “Allianz Arena”, në shtëpinë e Bayern Munich. Kjo ndeshje i ishte besuar polakut, por tani mund ta shoh vetëm nga televizioni. /ZOOM.AL/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike