zoom

Aktualitet

“Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë”/ Infermierja ofendon pacientët, reagon QSUT

“Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë”/ Infermierja ofendon pacientët, reagon QSUT

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku një infermiere në shërbimin e Psikiatrisë dëgjohet duke ofenduar dhe keqtrajtuar pacientët.

Videoja, e publikuar nga JOQ Albania, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në pamje dëgjohet infermierja duke iu drejtuar një pacienteje me fjalë fyese dhe denigruese.

Pas publikimit të rastit, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bëri të ditur se janë kryer verifikimet e para dhe është identifikuar punonjësja e përfshirë në incident.

Sipas QSUT-së, kanë nisur procedurat për marrjen e masave administrative dhe disiplinore ndaj infermieres, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në reagimin zyrtar thuhet se institucioni mbetet i angazhuar për garantimin e një shërbimi shëndetësor dinjitoz, profesional dhe etik për çdo pacient.

“Çdo shkelje e kodit të etikës dhe çdo sjellje që cenon dinjitetin e pacientit apo besimin ndaj shërbimit shëndetësor është e patolerueshme”, theksohet në deklaratën e QSUT-së.

QSUT ka ndjekur me shqetësim videon e publikuar në mediat online, ku shfaqet një rast i papranueshëm i cenimit të etikës profesionale në një prej shërbimeve mjekësore.

Menjëherë pas verifikimeve të kryera, është identifikuar punonjësja e përfshirë dhe janë nisur procedurat për marrjen e masave administrative dhe disiplinore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

QSUT mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar kujdes shëndetësor dinjitoz, profesional dhe etik për çdo pacient që paraqitet në shërbimet tona. Çdo shkelje e kodit të etikës, çdo sjellje që cenon dinjitetin e pacientit apo besimin ndaj shërbimit shëndetësor, është dhe do të mbetet e patolerueshme.

Postime të lidhura