Aplikacion
Vanessa Hudgens
Vanessa Hudgens ka shkuar në Coachella pothuajse çdo vit që prej vitit 2011 dhe merr pjesë rregullisht në fundjavën e parë dhe të dytë të festivalit vjetor. Ajo është bërë e njohur për stilin e saj në festival – dhe veshjet e saj boho shpesh e vendosin atë në krye të personave të veshur më mirë.
“Unë i dua festivalet e muzikës. Me të vërtetë jetoj për festivalet e verës, por është thjesht e vështirë tani sepse ndihem sikur të gjithë e dinë që po shkoj, tha Vanessa për Entertainment Tonight.
Alessandra Ambrosio
Alessandra Ambrosio ka qënë pjesë në Coachella çdo vit që nga viti 2010 – dhe ajo merr gjithmonë të dy fëmijët e saj me vete në festival. Vajza e saj Anja madje një herë doli në skenë përkrah babait të saj Jamie Mazur dhe këngëtarit Devendra Banhart.
Kylie Jenner
Coachella zë një vend të veçantë në zemrën e Kylie Jenner, veçanërisht sepse aty u lidh për herë të parë me të dashurin e saj Travis Scott. Në vitin 2017, Kylie ishte në fazat e hershme të njohjes me Travis dhe pas një sesioni të mirë, Kylie vendosi t’i bashkohej atij në turne./L.K
/Zoom.al