zoom

Aktualitet

Çmontohet banda e drogës në Greqi, 8 shqiptarë në pranga (EMRAT)

Një bandë që merrej me trafik droge në lokalet e natës në ishullin Santorini në Greqi u shkatërrua nga policia greke.

Pjesë e grupit kriminal ishin edhe tetë shqiptarë, të cilët u arrestuan nga policia.

Në prangat e policisë greke ranë shqiptarët Sulo Tahaj, 26 vjec dhe vëllai tij Genci Tahaj, 30 vjec nga Fieri, Fatmir Caushaj 36 vjeç nga Tirana, Renson Marra, 24 vjec nga Kuçova dhe shtetasja ukrainase Anastasiya Ivanichenko, 30 vjec, aktualisht e paraburgosur në Koridhalo.

Në kërkim u shpall Hekuran Gremi, 29 vjec nga Patosi si dhe po punohet për identifikimin e 16 personave të tjerë.

Disa anëtarë punonin në transportin e turistëve me automjete tip furgon dhe përfitonin nga ky aktivitet për të kërkuar klientë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesa dhe në magazinë, efektivët gjetën dhe sekuestruan
336 gramë kokainë, 2 kg 43 gramë marijuanë, 295 tableta “Ecstazy”, 1 pistoletë, 60 fishekë, 1 thikë, 24.890 euro, 9.050 pesos uruguaiane, 182 dollarë amerikanë, 100 dollarë australianë, 5 paund britanikë, 3 peshore elektronike, pajisje elektronike për evakuimin e ajrit dhe paketimin e drogës, një mori ambalazhesh najloni dhe 7 mjete për kryerjen e veprave kriminale të grupit (2 furgona për transportin e turistëve, dy automjete dhe 2 motoçikleta).