zoom

Politikë

Çmimet në tregjet e huaja ranë, Shqipëria në vendnumëro/ Braçe: Boll rropët njerëzit!

Me nisjen e luftës në Ukrainë, tregjet e huaja u përfshinë në një “vorbull” të rritjes së çmimeve të çdo produkti e shërbimi për shkak të pasigurisë dhe, hera-herës, edhe pamjaftueshmërisë. Nga kjo valë u prek edhe Shqipëria, si një vend me sasi të larta importi.

Por, kur ka kaluar më shumë se një vit nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, çmimet në tregjet ndërkombëtare janë stabilizuar, madje, edhe kanë rënë, duke përmendur këtu grurin, thekrën, misrin, por edhe naftën, që u përdor si “mburojë” nga tregtarët kur i rritën çmimet. Por në Shqipëri, vala e re e uljes së çmimeve nuk është reflektuar, produktet dhe shërbimet vijojnë të kushtojnë po njësoj shtrenjtë, siç kushtonin në fillimin e luftës.

Për këtë situatë ka reaguar edhe deputeti socialist, Erion Braçe, që u bën thirrje tregtarëve të mos abuzojnë më.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

Uuuulniiiiiii cmiiiiiimeeeeeet! Boooooooll rrooopët njerëzit! Kur një vit më parë rritët rrufeshëm çmimet e produkteve të fabrikuara e të importuara, thatë lufta, nafta, euro, dollari etj etj! Një vit më pas; Tregjet janë ekuilibruar nga efekti i menjëhershëm i luftës, boshllëku në treg krijuar prej saj, çmimi i naftës ka rënë në nivelin e para luftës, euro ka rënë gjithashtu, dollari edhe më shumë; Pra, çdo element që ndikonte në çmime ka pësuar rënie të fortë! Tregtarë, po ju pse nuk i ulni çmimet e produkteve të fabrikuara? Pseeeee? Po ju tregtarët e miellit e pastaj të bukës çfarë po bëni? Çmimi i grurit ka rënë, çmimi i misrit ka rënë, çmimi i thekrës ka rënë; po çmimi i bukës pse rri ai që ishte kur ju e ngritët? Kulmi.

Po ju tregtarët e perimeve e frutave çfarë po bëni? Në tregun e Lushnjës po i rripni bujqit prodhues të domates me çmimin banal 30 lekë; po ky çmimi në Tiranë 150 lekë çfarë është? Pesë herë më shumë!!! A jeni në terezi?! Sado të rrisim rrogat e pensionet ne, këto çmime grabisin çdo rritje! Është grabitje e pastër mbi njerëz në nevojë më së shumti! Jepini fund!