zoom

Ekonomi

Çmimet godasin transportin e mallrave, INSTAT: Bie volumi në porte, për shtatorin 30% më pak

Rritja e çmimeve ka goditur edhe me tej transportin e mallrave.

Në të dhënat e INSTAT vihet re rënie e volumit gjatë muajit shtator.Transporti në rrugë detare, ndonëse zë peshën më të madhe, ka shënuar dhe rënien më të lartë, me 29.6% krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Siç shihet dhe në tabelën e publikuar nga INSTAT, transporti i mallrave në rrugë hekurudhore ka pësuar rënie me 27.6% krahasuar me shtatorin e kaluar.

Nëse do të llogarisim në periudhë 9 mujore, të dyja mënyrat e transportit kanë pësuar rënie të ndjeshme, përkatësish transporti detar ka shënuar rënie me 19% ndërsa a i hekurudhor ka rënë me 27.4%.

Tendenca e transportit të mallrave në rrugë ajrore, ndryshe nga dy mënyrat e sipërpërmendura, ka shënuar rritje gjatë muajit shtator me 4.5%, ose në harkun kohor janar-shtator rritja ka arritur 0.8% në total.

Gjatë shtatorit rritja e çmimeve ka ndikuar negativisht në export ashtu edhe në import.

Eksportet në rrugë detare u ulën me 27,8 %, në rrugë tokësore me 27,6 %, ndërsa eksporti ajror u ul gjithashtu me 2,2 % krahasuar me shtatorin e vitit 2021.