Aplikacion
Dhe duket se ofertat nuk kanë munguar dhe kjo i ka çmendur të gjithë.
E radhës që ka bërë një çmenduri për të pasur facoletën që Messi fshiu lotët është edhe modelja e ‘’Playboy”, Luana Sandien, e cila ka ofruar 600 mijë dollarë për ta bërë të sajën.
‘’Unë jap gjysmë milioni për të pasur facoletën e Messit. Nuk e di nëse dikush tjetër e ka blerë por shpresoj që t’ia arrij”, tha modelja.
Ende nuk është e qartë nëse bukuroshja braziliane Sandien ka qenë e suksesshme në ofertën e saj për marrjen e shamisë, me të cilën planifikon të pozojë e zhveshur me të nëse oferta pranohet.
27-vjeçarja jeton në Barcelonë dhe më parë i tha shtypit brazilian se “lojtarët e Barcelonës janë shumë më të nxehtë se ekipet e tjera.”