Aplikacion
E tillë ishte përballja mes Realit të Madridit dhe Bayernit në stadiumin Bernabeu, për të përcaktuar skuadrën e dytë finaliste për trofeun e Champions League.
Vërshëllima e fundit e arbitrit çoi madrilenët në festë, pas një ndeshjeje gjithë ankth dhe surpriza për 90 minuta.
Sfida u zhbllokua në minutën e 69 nga Bayern, që shtangu Bernabeun duke shënuar golin e parë me Alfonso Dejvis.
Në minutën e 88 madrilenët tundën rrjetën duke vendosur baraspeshën me Joselu, i cili vetëm dy minuta më vonë shënoi dopietën, duke i prerë biletën e finales Realit.
Madrilenët tashmë do të shkojnë në finalen e Uemblit për të gjetur sërish një tjetër skuadër gjermane në fushë, Borusia Dortmund.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike