Aplikacion
Jasir Asani i është bashkuar grupit në stërvitjet që ekipi po bën në Gjermani, përpara ndeshjes së rëndësishme me Kroacinë.
Sulmuesi i Kombëtares ka lënë pas dëmtimin që pësoi në kavilje në sfidën me Italinë dhe është gati për përballjen e radhës.
Sfida me Kroacinë do të luhet të mërkurën në orën 15:00 dhe konsiderohet vendimtare për Kuqezinjët dhe rrugëtimin e tyre në Grupin B, për të grumbulluar pikët.