zoom

Aktualitet

Cilat janë rrugët që bllokohen për protestën e opozitës?

Policia ka marrë masa për protestën që opozita do të zhvillojë pasditen e kësaj të marte para selisë së Kryeministrisë.

Veç angazhimit të 1.100 forcave policore në terren për të garantuar sigurinë dhe rendin, disa akse rrugore do të jenë të bllokuara për qarkullim nga qytetarët.

Bllokimi do të nisë disa minuta para se të fillojë protesta dhe deri në përfundimin e saj.

Rrugët që do të bllokohen janë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
-Sheshi “Nënë Tereza”
-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”
-Rruga “Papa Gjon Pali II”
-Bulevardi “Zhan D’Ark”
-Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Dyert e Kryeministrisë janë të blinduara me veshje metalike., ndërsa policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit kamera me rezolucion të lartë.

Zhvillimi i kësaj proteste më 20 shkurt përkon me rrëzimin e bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha.