zoom

Slider

Cila është temperatura e shëndetshme për të vendosur kondicionerin?

Vera 2023 mund të jetë një nga më të nxehtat me të cilat jemi përballur dhe medoemos kondicioneri është shpëtimtari për shumë njerëz. Mirëpo, duhet thënë se rrezikojmë edhe të sëmuremi. Cila është temperatura ideale?

Përcaktimi i temperaturës ideale është një çështje subjektive, që varet nga preferencat individuale, klima rajonale si edhe kursimi i energjisë. Një ekuilibër i duhur midis këtyre elementëve mund të jetë thelbësor gjatë vapës përvëluese.

Disa njerëz thonë se 21-23 gradë Celcius është temperatura më e mirë për rehati gjatë verës, por disa të tjerë nuk bien dakord.

Ekspertët rekomandojnë që temperatura standarde e kondicionerit duhet të vendoset diku te 25-27 °C gjatë verës. Kjo temperaturë është e rehatshme për shumicën e njerëzve, ndërkohë që ndihmon në ruajtjen e energjisë dhe uljen e kostove të energjisë elektrike.

Rekomandohet që ta vendosni temperaturën midis 25-27 °C dhe nëse nuk ndiheni komod, uleni me 1 gradë çdo 15 ose 20 minuta derisa të arrini temperaturën ideale për ju.