zoom

Bota

Cikloni bën namin në Indi, të paktën 9 të vdekur deri tani dhe miliarda euro shkatërrime!

Të paktën nëntë persona kanë vdekur, përfshirë një fëmijë, në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në bregun juglindor të Indisë, si pasojë e ciklonit Michaung.

Sipas autoriteteve indiane cikloni pritej të godiste brigjet e provinces Andhra Pradesh sot, sipas shërbimit meteorologjik të vendit, me erëra me shpejtësi deri në 110 kilometra në orë. Sakaq mësohet se të paktën 8 mijë persona janë larguar tashmë nga banesat e tyre, teksa dëmet vlerësohen në miliarda euro.

Në lidhje me ngjarje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Amit Shah, i cili tha se qeveria ishte e gatshme të “i jepte të gjithë ndihmën e nevojshme Andhra Pradesh”, me ekipet e shpëtimit të vendosur tashmë atje. /ZOOM.AL/