zoom

Të gjitha

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher japin 6.8 milion dollarë për Ukrainën

Çifti i Hollivudit Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë mbledhur mbi 6.8 milionë dollarë ndihmë humanitare për refugjatët ukrainas.

Kunis, e cila ka lindur në Chernivtsi, Ukrainë në 1983, u transferua në Shtetet e Bashkuara në 1991.

“Gjithmonë e kam konsideruar veten një amerikane krenare… Por sot, nuk kam qenë kurrë më krenare që jam ukrainas. Ngjarjet që kanë ndodhur në Ukrainë janë shkatërruese. Nuk ka vend në këtë botë për këtë lloj sulmi të padrejtë ndaj njerëzimit” , tha Kunis në një video.

Kutcher u shpreh se fondet do të përdoren për të ofruar refugjatë dhe ndihmë humanitare për ukrainasit e prekur nga pushtimi rus.

Dy aktorët, të cilët u martuan në vitin 2015, kanë rënë dakord të bëjnë donacione deri në 3 milionë dollarë, me qëllimin që në fund të grumbullojnë rreth 30 milionë dollarë. Ata janë në partneritet me faqen e internetit të strehimit afatshkurtër Airbnb.org dhe Flexport.org, e cila organizon dërgesat e ndihmave humanitare për refugjatët./L.K

/Zoom.al