zoom

Të gjitha

Britney Spears dhe Sam Asghari nuk janë ende burrë e grua/ Kur do të ketë dasmë?

“Ajo do të ketë nëntë muaj kohë për të planifikuar martesën e saj të ëndrrave”, tha një burim i afërt me çiftin. Britney Spears dhe Sam Asghari nuk janë burrë e grua  edhe pse kështu e quajnë njëri-tjetrin. Çifti do të presë derisa këngëtarja të sjellë në jetë fëmijën e tretë për të lidhur martesën.

Një burim i afërt me Britney tha për HollywoodLife se ata po fokusohen te shtatzënia. “Britney dhe Sam po bëjnë lojëra me njëri-tjetrin dhe ende nuk janë të martuar,” zbuloi burimi i brendshëm. “Ajo do të presë derisa të lindë fëmijën për t’u fokusuar tek dasma, do të ketë nëntë muaj kohë për të planifikuar dasmën e saj të ëndrrave.”

Sam dhe Britney e thërrasin njëri-tjetrin burrë e grua që prej fejesës. Ajo do të vazhdojë ta bëjë këtë derisa të martohen, gjë që nuk do të mbahet sekret”, tha burimi./L.K

/Zoom.al