zoom

Të gjitha

Çfarë po ndodh me çiftin Blero-Afrona ?! / Mos ndoshta këngëtari është penduar ?!

Këngëtari Blero Muharremi ka zgjedhur të heshtë në lidhje me raportin e tij me Afrona Dikën, me të cilën prej javësh thuhet se i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Dhe pse ende nuk ka një konfirmim nga ana e çiftit, kanë qenë detajet nga më të shumtat të tyre, të cilat tregojnë se ata nuk janë më bashkë. Së fundmi, Blero ka publikuar këngën e tij ‘N’heshtje’ dhe fansat janë të bindur se balada është një dedikim për modelen.

Rikujtojmë se detaji që u vu re tek Afrona i vuri pikat mbi ‘i’ marrëdhënies së tyre. Ajo kishte hequr unazën e martesës me këngëtarin e njohur. Unaza e veçantë, e rrethuar me diamante në të gjithë strukturën, ishte simboli i dashurisë me të cilën, Dika krenohej duke e postuar në rrjete sociale.

Prej disa muajsh, modelja është treguar e kujdesshme duke fshehur në foto gishtin e unazës, mirëpo sot ajo e ka shfaqur haptazi heqjen e unazës. Kjo erdhi pasi Blero u tregua i paqartë në dy intervistat e tij të fundit. Këngëtari u shpreh se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga ‘Instagrami’ deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë.

“Unë Instagramin tim nuk e kam personal, e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur. Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme. Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse skam interes”, tha Blero gjatë asaj kohe në “Shqipëria Live” dhe më pas për ‘Prive’./L.K

/Zoom.al

 

 

 

Postime të lidhura