zoom

Stil

Çfarë nuk duronte dot Stresi te Kejsi kur ishin të martuar

Në një bisedë në “Big Brother Kosova”, Stresi ka zbuluar si rrallëherë çfarë e bezdiste tek ish-bashkëshortja, Kejsi, kur ishin të martuar. Duke biseduar me Artën në oborr, reperi është shprehur se Kejsi i bënte shumë foto, teksa ishte në gjumë, gjë e cila e bezdiste.

Më herët, në një bisedë me Xhulin, Arkimed Lushaj hapi sërish temën e sëmundjes së Kejsit duke u shprehur se më shumë i dhemb kjo se ndarja e tyre.

“Nuk dua që të vijë këtu që ta shohin. Mjafton vetëm të pranojë që të takohemi. Jo që nuk ka pranuar po ajo jeton në Kanada dhe bën dy punë atje. E nxjerr lekun më së miri punon në bankë. Punon shumë. Nganjëherë më vjen gjynah se nuk ka kohë që të dalë as fundjavave”, u shpreh ai.

“E kam të vështirë të përshtatem me një femër. Nuk është histori gjashtëmujore por është diçka që ka zgjatur gjashtë vjeç e gjysmë. Nuk mund t’i them detajet. Vetëm të jetë mirë. Më ka vrarë më shumë se ajo ka tumor se nuk më ka vrarë mua ndarja, në kuptim e fjalës se çfarë më ka bërë plaga e saj që ka. Kuptoje një vajzë si ajo, ka dy punë, ka pasur ndarjen tonë mbi kurriz, tumorin në kokë. Më dhimbsen njerëzit shumë”, vazhdoi më tej reperi.