Aplikacion
Pasi trupa gjykuese dha vendimin përkatës, sipas ligjit, ai duhej arrestuar në sallën e gjyqit, por nuk u veprua kështu për të shmangur tensionet, pasi Salianji shoqërohej edhe nga deputetë të tjerë.
Në këto kushte, policia duhet të shkojë ta gjejë ku ndodhet dhe ta shoqërojë në Drejtorinë e Tiranës, për ta mbyllur më pas në qelitë e 313-ës.
Me këtë vendim, Salianji preket edhe nga ligji i Dekriminalizimit. KQZ i heq mandatin aktual dhe e ndalon të jetë në listën e deputetëve jo vetëm në zgjedhjet parlamentare të 2025, por dhe të 2029.
Po ashtu, pas ekzekutimit të këtij vendimi, Salianji nuk është më deputet dhe emri i tij në Parlament duhet të zëvendësohet.
Vendin e tij mund ta zërë Andrea Mano, i cili në zgjedhjet e fundit mori 5465 vota./ Zoom.al