zoom

Sport

Çfarë mesazhi i dërgoi Ronaldo legjendës Rio Ferdinand pas ndeshjes me Villareal?

Manchester Unitedi siguroi pikët e para në Ligën e Kampionëve, duke mundur Villareal me rezultatin 2 – 1. Goli i fitores u shënua nga Cristiano Ronaldo në kohën shtesë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë reaglizoi nga një pozicion i vështirë në zonë.

36-vjeçari pati një lojë jo të mirë, por goli i tij dëshmoi aftësinë e tij për të fituar një ndeshje nga një moment i vetëm.

Ronaldo e pranoi paraqitjen e tij zhgënjyese, duke i shkruar Ferdinandit se nuk luajti mirë. Mesazhin e zbuloi vetë legjenda e futbollit.

“Cristiano Ronaldo më dërgoi një mesazh sonte duke thënë se “nuk luajta mirë, por e dija që do të shënoja”, ka zbuluar Ferdinand pas ndeshjes.

“Ky është besimi që ai ka. Lojtarët e tjerë po ushqehen me të. Është një vend i mrekullueshëm për të qenë”, përfundoi anglezi.