zoom

Sport

Zbulohet lista sekrete/ Ky është futbollisti që do marrë Topin e Artë

Vetëm 1 muaj na ndan nga ceremonia e “Topit të Artë” e dhënë nga France Football në Paris.

Teksa ekzistojnë mijëra zëra se do ta fitojë njëri apo tjetri, ka ndodhur edhe rrjedhja e sekreteve të mundshme.

Në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë, në pretendohet se është rezultati përfundimtar i votimit (të mbyllur tashmë) dhe renditja e lojtarëve që aspirojnë çmimin.

Sipas kësaj liste, çmimin do ta fitojë Robert Lewandoswki, çka do të nënkuptonte “Topin e Artë” të parë për sulmuesin polak.

Sulmuesi i Bayernit ndiqet nga Leo Messi dhe Karim Benzema, të cilët do të kompletonin podiumin. Përveç francezëve, Luka Modric zë vendin e 12-të.