Aplikacion
Pas kësaj, ajo është “kryqëzuar” nga rrjeti pasi e konsiderojnë një mungesë respekti ndaj kishës katolike. Ekziston një kod themelor i veshjes, të cilit burrat dhe gratë duhet t’i përmbahen kur vizitojnë qytetin e Vatikanit, veçanërisht Bazilikën e Shën Pjetrit ose muzetë e Vatikanit.
Vizitorët duhet të mbulojnë gjunjët dhe pjesën e sipërme të krahëve, po ashtu atyre u ndalohet të mbajnë pantallona të shkurtra ose funde mbi gju, bluza pa mëngë dhe këmisha të shkurtra. Burrat gjithashtu duhet të heqin kapelet e tyre kur hyjnë, megjithëse gratë lejohen që t’i kenë kapelet në kokë. Supet gjithashtu duhet të mbulohen ose këshillohen të mbulohen me një shall, shkruan “Daily Mail”.
Për këto arsye, Kim veshi një xhaketë sipër fustanit në momentin që hyri brenda kishës.
Megjithatë, zgjedhja e kësaj veshje nuk është dhe aq rastësore duke marrë parasysh historinë pas krijimit të fustanit. Veshja është nga koleksioni Vjeshtë 2020 e Barragán.
Dizajneri i saj e bazoi koleksionin te inkuizicioni meksikan dhe persekutimi i brujas dhe brujos* nga Kisha Katolike.
Brujas dhe brujos janë fjalë që përdoren në shumë kultura spanjishtfolëse në Amerikën Latine dhe Karaibe për t’iu referuar njerëzve që janë praktikues të magjisë; “bruja” përdoret për gratë, ndërsa “brujo” për burrat.
“Koleksioni ka të bëjë me seksualitetin si fuqi dhe mbrojtje nga mbizotërimi i përhapur patriarkal siç përdorej në brujería* e shekullit të XVI. Ekziston një ndjenjë e fuqizimit të femrave gjatë gjithë koleksionit, e përzierë me magjepsjen e natës”, tha Barragán për Vogue.
Aksident në Maliq, furgoni i mallrave përplaset me makinën! (7 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë)